Çdo firmë ka nevoja të ndryshme. Një GmbH ka kërkesa të tjera nga një Einzelfirma. Një biznes me punëtorë ka më shumë administratë sesa një biznes ku punon vetëm pronari.
Ne përshtatim shërbimin sipas firmës suaj.
Për GmbH, kontabiliteti duhet të mbahet në mënyrë të rregullt dhe profesionale. Duhet të përgatiten pasqyrat financiare, bilanci, llogaria e suksesit dhe dokumentet për tatime.
Për Einzelfirma, kontabiliteti varet nga madhësia e biznesit dhe qarkullimi. Edhe kur biznesi është i vogël, është shumë e rëndësishme që të ardhurat, shpenzimet dhe dokumentet të jenë të qarta.
Nëse keni biznes të vogël, ne mund t’ju ndihmojmë me një zgjidhje të thjeshtë, praktike dhe të përshtatshme për nevojat tuaja.
Nëse keni punëtorë, pagat duhet të përgatiten saktë çdo muaj.
Ne ju ndihmojmë me:
Përgatitjen e pagave mujore
Llogaritjen e zbritjeve sociale
Dokumentet e pagave
Regjistrimin e punëtorëve
Kontaktin me sigurimet sociale
Certifikatat e pagës
Administratën e personelit
Kështu ju keni më pak stres dhe punëtorët marrin dokumentet e tyre në mënyrë të rregullt.
Nëse firma juaj është e regjistruar për MWST/TVSH, deklaratat duhet të përgatiten dhe dorëzohen në kohë.
Ne ju ndihmojmë me:
Kontrollin nëse firma duhet të regjistrohet për MWST/TVSH
Përgatitjen e deklaratave të MWST/TVSH
Kontrollin e faturave
Kontrollin e tatimit të zbritshëm
Dorëzimin e deklaratave
Organizimin e dokumenteve për MWST/TVSH
Një deklarim i saktë ndihmon që të shmangen gabimet dhe problemet me autoritetet.
Në fund të vitit, firma duhet të përgatisë mbylljen vjetore dhe dokumentet për tatime.
Ne ju mbështesim me:
Mbylljen vjetore
Bilancin
Llogarinë e suksesit
Pasqyrat financiare
Përgatitjen e deklaratës tatimore
Kontrollin e llogarive
Organizimin e dokumenteve vjetore
Këshillim për vitin e ardhshëm
Qëllimi ynë është që firma juaj të jetë e përgatitur mirë dhe në rregull.